Çaste poetike me poetin;-Perparim DIDA
BOTE E RREJSHME
————————–
Ti Botë e rrejshme…!
Po pse…e rrejshme?
Sepse shumë shpesh më mashtrove…?!
Eh aq shpesh…
sa herë tu luta e shpresën s’ma realizove.
Po pse …
a veç njëherë t’u luta ma plotëso shpresën ?
Eh sa herë…!
Aq herë ,sa herë jeta ma kërkoi e ma desh.
Botë e rrejshme…!
Oh sa e rrejshme…!
Me të luajt mend e kresë.
Shpesh nga ti i tronditur qesh.
Po pse…
a vetëm njëherë i tronditur qesh?!
Eh, aq shpesh…!
Sa herë unë me të pamundurën jam ndesh.
Botë e rrejshme…!
Po pse…?
Sepse shumë të dhashë e pak më dhe,
prej teje kam marrë shumë zhgënjime.
E ti more prej meje çfar kisha e ç’tu desh,
por dhe ti mua pa gjë në fund nuk më le,
më le pleqërinë, peshqesh.
Ah moj botë e rrejshme…!
Ç’siklet pate nga unë a e kishe hallin se,
unë një i lodhur nga jeta nuk do vdes,
apo se vdesi e rilindi e do të mundi.
Nuk rilind,jo…dhe se di ne vdes shpejtë,
Por di një gjë, sepse kam ende shpresë,
të ndeshem edhe pak kohë me ty serbes,
ndeshje me t’rrejshmen,me jetën e pabesë,
që më gënjeu e mashtroi shpesh serbes.
Ah ti botë e rrejshme je…!
/www.QendraPress.com/