Çaste poetike me poetin:-Prend BUZHALA
SI NJË HERO DRAME
———————————–
(Kryeradhë vargjesh)
E ke një jetë
ty të takon,
e, mos e lejo
ta lëndojë nënshtrimi,
siç lundrojnë retë
siç dielli rrezon,
ashtu dhe ti kalëro
siç rend ëndërrimi.
Të besosh se fjalët
e ndryshojnë botën,
e ndjen se vetë je
një oazë shkretëtire,
të rrethojnë të gjallët
që e thyejnë gotën
e, pa pikë mëshire
lëmsh e bëjnë këtë dhé.
Haptas, djathtas, ballas
si një barrë e vrame,
tund shtigje lirie
si fitore mundi,
aty ti padashtas
si hero i një drame,
merr role historie
s’e di si është fundi.
Jeta ta vë përpara
rolin më të vështirë:
poet, lypsar, kryepar,
s’ka rëndësi çka je,
zemra paska të çara
e, ti ndjehu mirë
dhe të jesh krenar
me jetën që e ke.
(4 dhjetor 2024)
/www.QendraPress.com