Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Aromë Atdheu me Ymer Prizrenin

———————————————

Kur pranvera gjelbëron fushë e male

E mëngjeseve kanë aromë Atdheu

Edhe kjo siluetë sjellë mall për Ymer Prizrenin

Shtëpia e Lidhjes në çdo stinë

Ruan amanetin për vendin,

për lirinë Ruan ajo besën për trojet shqiptare

Si nëna e mirë,që përballon shumë halle

Thërret gjëmimi i saj dhe kujton të vdekurit

Që vendin ta shpëtojmë nga katrahura e shekullit

Me erën e pranverës zbret ajo Lumbardhit

Me zërin e poetit ,me fjalën e vargut

Aty është dashuria e maleve të lashtë

Që rritën shtojzavallet si kreshnikët tanë

Retë e trazuara mbi Pashtrik qëndruar

Aromë nga Atdheu mbajnë gjithmonë në duar

Stinët në breg të Drinit dashurisë i këndojnë

Me aromë Atdheu për besëlidhjen tonë

E unë e Ymer Prizreni sonte masim

Mallin e Atdheut me peshën e kohës

/QendraPress/