Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Për babin tim heroin e jetës time
————————————–
Im at plotë katër dekada
Maste dashurinë e At-dheut
Në ‘’Berliner Place nr 32.‘ të Hamburgut
Duke numëruar kallot e duarëve
Me dashurinë e fëmijëve në Landovicë
Im atë vraponte dy herë në vit
Drejt linjës ’Akropolis’’ të vinte më lirë
Në At-dhe për të sjellë djersën e Allamanisë.
Për të blerë libra për fëmijë.
Bukë kripë , sheqer e rroba të reja.
Pas katër dekadash në repartin infektiv
Në Prishtinë nën tytat e armëve serbe
Ndërron jetë, me sy të hapur se kush
Do të kujdeset për shtëpitë.
E me merakun që kurrë se pa Shqipërinë
Landovicë 21 tetor 1998.
/QendraPress/