Çaste poetike me poetin:- Qazim THAÇI

Lutja ime për nipin tim Dimalin
—————————————————
Isha lutur kurrë të mos ecësh rrugën që kam kaluar unë.
Sepse kam pasur një mal atdhedashuri, e një bjeshkë dhembje.
Kur Atdheun tim e helmonin,e librat ia digjnin në furra tullash.
Të kisha lutur atë rrugë ta rikujton, nëse të shkruar e gjen.
Shumë isha lutur që orbitën e së ardhmes ta bësh maje malesh
Atje ku Zeusin mund ta kishe shok, e Akilit të ia shënosh thembrën.
Do të isha i lumtur në jetë nëse fillon e qëndisë vargun si Dritëroi
E ta kishe guximin e ABES-ë,e porosinë e komandant Adem Jasharit.
Isha lutur që kurrë të mos e ecësh atë rrugë që kalova që ishe plotë gjemba
Por ta bësh zë veprën e çlirimtarëve edhe kur hienat gjini ndërrojnë.
Që në atdheun e Arbërisë të ketë një shqiponjë me fluturim pa pasaportë.
Me fole në Pikëllimë e në Pashtrik e të pi ujë në Shkumbin e në Dri….
——————
Mos eja me ferkun e natës
—————————————
Ti mos eja me ferkun e natës
Se je vete drita e diellit
Ti mos eja me ferkun e natës se je vetë
Hëna rreze-plotë
Ti mos eja me ferkun e natës
Sepse shpirti yt ka frymë dashurie
Ka ëndërr mirësie
Ti mos eja me ferkun e natës
Dhe nga unë merr gjithçka që e kam e që duash
Por mos e merr dashurinë e dhuruar
Të lutëm më lë peng nga kjo jetë
Sepse ti je e madhe e ëmbël e bukur
Je vetë fryma e pemës nga jeta
Mos eja me ferkun e natës
Se nata nuk ka besë /QendraPres