Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Hënës i kam thënë…..
——————————
Që në fëmijërinë time hënës i kam thënë,
Më merr oj hënë më dërgo tek babi im,
Se tash tre muaj letër skemi marrë e sdi a është mirë.
Kur në rini nisa botën me halle, prap hënës i jam lutur
Për një besë të më ruaj se bashkë me
shokët shkruanin parolla e besën hënës ia kërkonim.
E kur Pashtriku hapi portën e lirisë, për hënën një lutje kishim
Oj hënë dritëplotë na ndriqo rrugën për Shqipëri
Hënës prapë i kemi kërkuar besë
Kur honeve të Drinit,me zanat bënim dashuri.
E faqe librash rendisnim shkronjat e lirisë
Edhe tani kur me moshën time shihem sy me sy
Lutje kam për hënën ti ndali këtë rini
Se rrugët e botës kanë errësirë
Se këtu kemi i kemi varret, i kemi rrënjët.
Kemi rrezet e hënës e rrezet e diellit.
/QendraPress/