Çaste poetike me poetin;-Ragip GJOSHI

NJË DOLLI PËR LIRIBËRSIT

(Në nderim të çlirimitarëve )

1.

N’Sofër t’Atdheu,atje ku u farkua trimëria

Atje ku dikur u shtru n’log guximi e lavdia

Sonte u shtrua përreth sofrës dhe mërzia

Pa ata që treguan si përmbyset robëria…

Në sofrën e Kosovës mungonin ata që bënë liri

Larg sofrës vërdallëshin shpifje,turp e marri

Dikush që gjeti sofrën shtruar,krejt së mbari

Sonte hajnë, pijnë e rrëmbejnë, mbushin arka

Të pabrekë i solli errësira, milionierë kah darka!

Nuk lanë gjë në sofër s’lanë gjë pa ngrënë

Këta llupës vodhën maxhen, çdo gjë përlanë!

Dikur me faje,strukeshin, si macja nën sofër

Ata munguan kur guximi e liria zbriti n’çdo votër

Sofrës së shtruar sonte agbërsit,sonte i munguan

I mungojnë Kosovës, aq shumë me shpirt e duan

Ata që u prangosën nga mendjeprangosurit…!

2.

Fundviti, në sofër sjell begati,ngriten edhe do dolli

Çdo kush bënë bilancin, poeti ngrit gotë me llogari

Dollia e parë ishte,për ata që për Kosovën ranë

Që përjetësisht Kosovës dritë cep më cep t’i bëjnë

Dollinë e dytë për invalidë,trima t’zgjedhur të rrallë

N’istikame roje syshqipet që Kosova të jetë e gjallë

Dollia tjetër ishte për agbërsit,që n’ ballë ishin dalë

Ata që Kosovën e bën me emër,trima urtak t’rrallë

Ata na munguan,n’Hagë n’Betejë t’fundit në ballë!

Ata dritërojnë në çdo fletë ,s’i harron historia

Ata që dëgjuan urtinë,se:Pa gjak, nuk vjen liria

Zjarri të pashuar ndezën në çdo vatër e mbi male

Kombi në gjunjë ju ulet trimave ,me dorë në zemër.

Këngën përmallshëm e me ngashërim fillova:

Dalazotësit e shekullit i thërriste n’sofër Atdheu

I thërriste nëna të bijtë, s’ka festa lezet as shije

Ata që bënë,shkruan e hynë në Histori,lule lirie

Ata që na bënë krenarë,hynë dhe n’këngë lavdie.

Na munguan në sofër trimat e Ushtrisë Çlirimtare

Ata që ia premtuan jetën Kosovës legjendare

Ndriçojnë kudo si rreze drite,ballëlarët sikur dielli

Do t’ fitojnë këtë betejë ,do t’fshijnë retë nga qielli.

Drenicë, më 1 janar 2025

/www.QendraPress.com/