Çaste poetike me poetin;- Ragip GJOSHI

DALLGËZIM

————————-

Moti në dallgë, dhe shpirti i poezisë u lëkund,

Është dallgëzuar qielli, e deti i trazuar u tund

Dilemë për udhën e lundrës,a ka shteg kund?!

Erë e egër fryn pa mëshirë,është dallgëzuar

Në udhëkryq mbetem, mes dallgëve trazuar

Malet rrudhën, dallgët iu vërdallën mbi kokë

Dallgët këputën gjethet e lisave, ranë përtokë.

Dallgët përkëdhelin e ledhatojnë bregje lumi

N’dallgëzim shkumë e bardhë,lumi i pagjumi

Krahëhapur zogjtë e shqiponjave në flatrim.

Dallgë zemërdetërash përtej oqeani

Shekujt i ndanë me muzën e poetëve

Dallgë të trishtuara,n’vargjet zemërthyera.

Dallgë rrugëve të shpirtit të këngëve,

Dallgë, që shpirtin ua tund shkëmbinjëve,

Dallgë në politikë, merre-merre,lëmsh i ri

Janë përzier epokat,janë bërë lesh e li…

Në vendin tim qeni të zotin s’njeh,gjullurdi

Thonë,se politika është art,është filozofi

Poeti këmbngul se ajo kërkon mend, urtësi

Kërkon burra të motit,kërkon burra shteti!

Dallgë e furtunë godasin palcë të gurit

Pshërëtinë e dallgëzim mbi kurriz t’burrit,

Dallgë zemrake kanë shpërthyer në atdhe

Shkumë e valë rrahun bregun ku kemi le

Në tërbim, dallga herë sulmon,herë pushon

Shkëmbi heshtur, zemërplasur murmuron

Atdheu i gurët i rrënjosur përjetë e mot rron…

Një politikë pa dritë e pa shpresë-shpuzë

Politikë e bërë lëmsh,e bërë krejt tërkuzë

Ata që Parlamentit ia vunë tymin e flakën

Duke sharë çlirimtarët e gjuajtur me gurë…

Duan t’hynë në histori, duan veç rrëmujë

Si në rrugë e mitingje,kudo, britmë e rrokopujë

Premtime shumë e slogane të hedhura në erë

Me ëndrra të behën prijës,të bëhen liderë

Pse jo,shpejt të bëhen dhe miliarderë…

I mbushën barkat me shpresa të thyera

Në këtë copë toke me zemër të grryera

Dallgët,vetëtimë e murmurimë do treten

Kënga e historia rron, gjallë do të mbeten…

Nëpër dallgë, shpirti i poetit kërkon shteg

Lirikat si një det i trazuar nisen për në breg

Me ëndërra të bardha ,të pafund ,deri në agim

Derisa poeti ëndrrat i nxjerr në letër,në zgjim.

Dallgë,shkumë e bardhë përplasën mbi gurë

Në Fjalorin e lirisë do shpërlahen si në gurrë

Dallgët mbi vendin tim do të vijnë e shkojnë

Por,kujtimet dot s’treten,përgjithmonë rrojnë!

/QendraPress.com/