Çaste poetike me poetin;-Ragip GJOSHI

LIRIKË PËR STINËT E LAVDISË

1.

Ishin do stinë t’dashuruarëve në guxim

Që digjeshin ndëre zjarre në shtegëtim

Për një dashuri të moçme t’atdheut tim.

T’dashuruar n’liri me uniformë ngjyrë mali

Në arën e të parëve po hidhnin fare me lavdi

Për t’u korrur më vonë nëpër vapë bereçeti

Ata qëndronin llërëpërveshur n’roje gjithënjë

Ata përqafuan male, fusha e gurra me krenari

Atje ku përfyteshin me terrin për dritë e liri

Atje ku hedhte valle guximi dritëronte trualli

Që një fjalë ngazëlluese t’zbritnin nga mali.

2.

E kur në kryeqytet erdhi një epokë e një stinë

Ditën e Shën Valentinit gënjyen demokracinë

Nga Kutia sekrete e zemrës së zgjedhësve polli

(Di)kush një këngë inatçore të përligjur e nxori

Ç’autorizim për kastën që epokën në qafë mori

Firmosur ,ga vota jote dhe vota ime, doli?!

Pastaj n’mjegull u mbulu qielli e dielli

Zogjëve n’fluturim ua ngriu flatrat moti

N’hije i derguan,i zbritën nga horizonti

Nëpër zyrat e diplomacisë bënte zagushi

Se atje nënshkruhej Moti i madh dhe fati…

3.

Edhe n’errësirë t’burgut mbrohet krenaria

Ku përfytet nata e dita -shpifja e drejtësia

Në gryka malesh pasi Ditë e re pati ardhë

Nën hije lisash dhe t’bjeshkëve plisbardhë

Atdheu pret për t’u kthyer zogjtë n’rradhë.

Ngjyrë dëbore iu ka ra agbërsve mbi flokë

Që tashmë kanë hyrë në librat e leximit tok

Bashkë meguximin për lirinë,tok me shokë!

Zëri i pagjumë thekshëm në gryka ka hy

Buzëqeshja e ndryrë presim për t’u rikthy

Për t’ia thënë një lirike për Ditët me lavdi

Përtej bjeshkëve po sosen terr, dry e vetmi

Gëzohet Atdheu,malet,lisat,i gjithë peizazhi

Krojet e shkëmbi plot liri,borojnë veç freski.

Drenicë, më 26 gusht 2025

/QendraPress/