Çaste poetike me poetin;-Ramadan KOLUKAJ

PRANVERË NË ZHUR
—————————–
Marsi kishte revoltë,
Pranvera kishte guxim,
Kosova gjak e lotë,
Zhuri në kushtrim.
Atë ditë,
Krejt bashkë në shesh,
I madh e i vogël, burra e gra,
Krejt Zhuri kuq e zi
Në përballje me shka.
E para në beteja,
Në histori krenare.
Kjo tokë e fortë zhuriane,
Kjo tokë trimërore lumiane,
Kjo tokë e lashtë dardane.
I kuq, sheshi krejt i kuq,
Gjaku shuante etjen e tokës të plasur nga robëria…
Flamurit në krahëror ia ndezën ngjyrën
E hapin nuk e ndalën,
Me ballin kah LIRIA….
Me krejt lulet e pranverës ,
Me krejt dashnin e zemrës,
Sot i kujtojmë në liri-
Për dëshmorët e Zhurit
Përjetësisht LAVDI!
P.S. Në kujtim të 37 vjetorit të demonstratave të fuqishme në Zhur.
/QendraPress/