Çaste  poetike me poetin;-Rexhep F.Morina

MOS MË NGA POEZINË

————————————

Mos m’plagos ti poezinë,

Se vret në mua dashurinë.

Po më more fjalë nga vargu,

Të qëlloj me penë së largu.

Mos m’lëndo ti asnjë rend,

Se dashuria vdes njëmend.

Po e hoqe vetëm një pikë,

Të godas me lapsin thikë.

Asnjë strofë mos më nga,

Se dashuria më ik pa pra.

Veç një nyje po më humbi,

Të verboj me laps si plumbi.

/QendraPress/