Çaste poetike me poetin:-Rexhep F MORINA

CARPE DIEM*

—————————–

Kur dielli puth majat e larta të malit,

Fillin e ditës e zë me energji të djalit.

Porsa zbardh agu me aurorën e dritës,

Nxitimthi e hedh hapin në orët e ditës.

Agsholi mëngjesor sapo e përzë terrin,

Sikur kalit të bardhë ditës ia kapi frerin.

Rrezet e para me bilbilat kur të arrijnë,

Ato thonë:kape ditën në kohë dhe stinë!

*(Carpe Diem,shprehje latine,kape ditën)

/QendraPress/