Çaste poetike me poetin:-Rexhep F.MORINA

PËRTEJ PRITJES

—————————————

Përtej pritjes, e vërej diellin me rreze në ag,

Si frymëzimi im, që vije i ngrohtë në prag.

Përtej pritjes, shohë vetin të plakurin djalë,

Sikur inspirimi im, që më ecën dalëngadalë.

Përtej pritjes, vështroj si qetas ngryset nata,

Si muza poetike, që vije dritë netëve të gjata.

Përtej pritjes, sodis jetën mahnitës peizazh,

Sikur dritëhije më humb, i ëndërruari imazh /QendraPress/