Çaste poetike me poetin;-Rexhep F. MORINA

MUZA

———————–

Sikur era e jugut,që verës frynë lehtësisht,

Ajo e befasishme të ledhaton ngrohtësisht.

Ndonjëherë ngacmon si ajri i agut në faqe,

Herë vjen avull me aromë toke, e fal paqe.

Shpesh ajo humb, brenda shpirtit fshihet,

Derisa shpërfaqet, në trazime flakë shihet.

Ndodh të hy rrufeshëm, mendimet i ndrit,

Si qiriri qetas digjet, me të nata bëhet ditë.

Ka raste, që ndjenjat pështillen si tërkuzë,

Sa kapet filli, hapet magji e bukura muzë.

/QendraPress/