Çaste poetike me poetin;- Rexhep F. MORINA

NDALO NJË ÇAST

————————————

Ndalo një çast në jetë,e dëgjoje babanë,

Për fjalët e këshillat,që ai ty do të bënë.

Nuk të thotë asgjë të gabuar,as për inat,

Mendjen te ti e ka ai,për çdo ditë e natë.

Ndalo një çast në jetë,përkushtoja nënës,

Dashuria që të fal është si rrezja e hënës.

Ajo të do fort pa asnjë kusht,e pa interes,

Vetëm mbarësi të uron, në ty ka shpresë.

Ndalo një çast në jetë,llafosu me vëllanë,

Për çështje të ndryshme ty hallin të qanë.

Tregon guxim,që t’ndihmoj në vështirësi,

Zemra e tij brenda ndien,me ty ka afërsi.

Ndalo një çast në jetë, dhe motrën takoje,

Ajo ka dashuri për vëlla,doemos vlerësoje.

Thellë në zemër të mbanë,si qiri shkrihet,

Me dashurinë e saj,si mbretëreshë ndihet,

Ndalo një çast në jetë, e bisedo me shokë,

Përkrahë në stuhitë e kohës,me ta ishe tok.

Ideali i shenjtë në zemrat e tyre ende vlon,

Për lirinë e trojeve etnike,si këngë jehonë.

/www.QendraPress.com/