Çaste poetike  me poetin:-Rexhep M.Morina

KAM NJOHUR

—————————

Kam njohur shumë njerëz në jetë, trima e burra të drejt,

Kam njohur edhe shpirtzinj, me mendime të errëta krejt.

Kam njohur dijetar zemër flori, dhe të sakrificës atdhetar,

Kam njohur trupeshk kokëtul, që pallnin fort sikur gomar.

Kam njohur punëtor të vyer, që latonin gurët mjeshtërisht,

Kam njohur dembel të ultë, që dërdëllisnin kotë çuditërisht.

Kam njohur poet e artist, eseist dhe shkrimtar të përkryer,

Kam njohur ndotës të shkrimit e fjalës me shikim të lëbyr.

Kam njohur dashnor ideal, që pranë vashës digjeshin zjarr,

Kam njohur kodosh të ndyrë, që botërisht dukeshin të marrë.

Kam njohur mirësinë dhe të ligën, që shpesh ngatërroheshin,

Kam njohur dhe të tjera dukuri, që kurrë në jetë s’pajtoheshin.

/QendraPress/