Çaste poetike me poetin;-Rrustem BESHKU

Fjalët e një gruaje!
———————–
Zëri i saj ,me ngjall kopshtin e ëndrrave tingëllues.
Turbullirës se mendjes se fjetur.
Ne zjarrin e shpirtit përvëlues
Ylle ne fund te liqenit i gjetur.
Ajo mbahej ne degën e thate te kohës
Ylber i menduar ne rreze diellore.
Plage ne akullnajë ftohës
Ngrice e ashpër ne toka pjellore.
Kuvendon me barin e ndjenjës se gjalle
Sinqeritetin lidhur ne shtrat te harresës.
Nuk heq dore nga kujtesa ne mall
Askujt nuk i përgjigjet ftesës.
Nuk ndez zjarr te ëndrrave te tjera
Se njeh vatrën e dashurisë.
Ujë te kulluar pinte ne lera
Lidhur me heshtjen e natës se vetmisë.
Fjalët e një gruaje stratege
Ruajnë dinjitet te ardhme e shprese.
Vargonj te lidhur pa’s një vege
Pika e shpirtit mbetet qendër rëndese.
Dashuria nuk ka moshe
Por ka peshe fjale.
Ajo kurrë, nuk donë lëmoshë
Por është ere ,ku kapërcen male
/QendraPress.com/