Çaste poetike me poetin:-Sabit RRUSTEMI

ËNDRRA QË S’PO MUND TA SHLYEJ MË

—————————————————-

Njëjtë si ditëve që i përcolla

si mbrëmë derisa më mashtroi gjumi

as edhe këtë mëngjes

prej mendjes nuk po mund të të heq

Humbur pas gjurmëve të Tua

të cilat s’i shoh kund

kam nisur e po flas përçart

Dhe vargjet që pikuan nga shpirti

me një të prekur gabim

për dreq humbën

shportave të padukshme të rruzullit

diku

s’di se si i kthej më

më sa Ty …

Po shpirtin tim do ta shtrydhë

pa fund do ta shtrydhë

për një fjalë

një varg

a

vetëm

një

Atë baladë të (n)djeshme

do ta rikrijoj

njëjtë siç e krijova dhe ëndrrën për Ty

e s’po mund ta shlyej më …

( 11 dhjetor 2015 – 11 dhjetor 2025 )

/QendraPress/