Çaste poetike me poetin:-Sahit F. OSMANI

KONTRAST DASHURIE
————————————
Më mungon në ëndërr e në zhgjëndër
Gjithçka është shembur, gjithçka.
Ia besova këngën, atë zë të shpirtit
Qetësisht e qartësisht kërkoi t’i kapërcej të gjitha pengesat.
E shoh, më është tkurrë guximi
Përtej dashurisë shtigjet më qëndrojnë të hapura
Deri në pafundësi
Për ta çliruar shpirtin nga të gjitha dhimbjet
Nga të gjitha pikëllimet…
Zemra e cfilitur nuk e pranon dorëzimin
Dhimbjet jashtënjerëzore kërkojnë të hyjnë brenda
Hap perden e mendimit dhe brrof në këmbë
Për tua mbyllë të gjitha tunelet sekrete.
Ushtritë më sekrete janë ato, që sulmojnë zemrën
Para se ta vrasin mendjen e qenësisë njerëzore,
Por do ta kaloj këtë pandemi kolere
Se në fund të të gjitha tuneleve të kështjellës sime
Ma bën me sy dashuria si një nimfë e pavdekshme.
/QendraPress/