Çaste poetike me poetin;-Sahit F. OSMANI

TË VËRTETËN ME GËNJESHTRËN E SHKRIJNË

—————————————————————-

Të vërtetën me gënjeshtrën e shkrijnë ta njëjtësojnë me të

Thikën e lyejnë me mjaltë t’ia presin gurmazin e zogut

Akrepat e orës i ngrijnë me aritmetikë të gabuar ,

Koha mos të rrjedhë lirshën, le të vonohet.

Nerv i tendosur padrejtësia kush s’ia do pushtetin

Zemër e butë drejtësia se matet me dashuri.

Trurin e urtisë ia shqyen me kthetra skifteri diktatura

Rrezatimin ia mbulon me mjegull të hirtë të lakmisë.

Mjafton shkëlqimi i stërpikur me ngjyra të ndezura

Derisa të heshtin dhe të pranojnë pushtetin e marrëzisë

Me mendësi të degdisur tatëpjetës që nga lartësitë…!

/QendraPress/