Çaste poetike me poetin;-Sahit F. OSMANI

JU TË PAVDEKSHMIT
(Dëshmorëve dhe martirëve
të fshatit Randobravë- Qëndresë)
——————————–
Në Kosovën tonë,
edhe vdekja bëhet
e pavdekshme!
Kur bie nata
Vezulloni si yje
Tokës-Nënë i jepni
Shkëlqim diellor
Në çdo cep të Atdheut
Sinjale çoni
Ju të pavdekshmit
Që për lirinë
U dogjët si meteorë!
/QendraPress/