Çaste poetike me poetin:-Sahit F.OSMANI

LIRIA E ROBËRUAR

Është femër e zhveshur me flokë të përdredhura
Petkat i janë çjerrur, grisur i janë nga gjarpërinjtë
Për t’iu përdridhur në trupin tërësisht të pambrojtur
Për t’ia zënë frymën para se ta gëlltisin.
Shtrat e ka tokën me kufij gjymtues deri në tmerr
Vetëm një fije e hollë e ndan, që të jetojë lirshēm
Nga ata që e çliruan dhe e pushtuan njëkohësisht
E si kanibalë qëndrojnë mbi trupin e saj zhveshur.
Me fjalë dhurojnë parajsën, me duar skëterrën
Mbi dashurinë e gjakimit për liri i shkelin mendjet
Me bindjen se deshirat janë plotësuar, s’ka të tjera
Për të mos rrezikuar kokat për diçka që s’kthehet!
Nuk lëvizin më mbi sigurinë e mbyllur çuditërisht
Marrëdhëniet e ngrira me kufij në formë pikëpyetjesh
Gjersa heshtja të qëndrojë në kokat që s’bëzajnë
Trupi i lirisë do t’jetë i zhveshur e gjarpri përbri saj
/QendraPress/