Çaste poetike me poetin;-Sahit F. OSMANI

SI ME MAGJI TË DRITËS

——————————-

Të kam në zemër si nuk e kupton

Jam i rrethuar nga vetë dashuria

E vërteta është shpirt që s’mëkaton

Të keqen e largon nga dhimbja…!

Sytë e tu rrezatues sinjale çojnë

Si ylber pas shiut në pranverë

Me të gjitha pjesêzat e natyrës lëshojnë

Aromën ngacmuese shpërndarë nëpër erë…

Dhe e derdhin në kafazin e zgjojeve

Në kafazin ku mjalton dashuria…

Nëse ndodh të na këputen lidhjet

Me magji të dritës na bashkon përjetësia!

/QendraPress/