Çaste poetike me poetin;-Sahit OSMANI

JU TË PAVDEKSHMIT
———————————–
Në Kosovën tonë ,edhe
vdekja bëhet e pavdekshme!
Marr penën të shkruaj
ajo nis të pikojë gjak
kujtojmë emrat tuaj,
ata shpërthejnë rreze drite,
çelin lule pranverore…
Asnjë rrugë, as një shesh ,
s’u pagëzua me emrin tuaj,
ka zënë myk ndërgjegjja,
apo mjegulla e harresës i ka përmbytur.
Por ,ju jeni në zemrat tona
në liri jeni shndërruar…
Kur bie nata vezulloni si yje
Tokës Nënë i jepni shkëlqim diellor
Në çdo cep të atdheut sinjale çoni!
Ne sot ,me krenari përkulemi mbi varret tuaj,
me respekte, nderime e mirënjohje
Për Ju të pavdekshmit,
që për liri u dogjët si meteorë!
/QendraPress/