Çaste poetike me poetin;-Sakip CAMI

RRUGA E ARBRIT
———————-
E moçme sa vetë Arbri,
Mbi trupin tënd karvanë pambarim.
Kaluan shekuj, emri mbeti,
Se mbretërit të çuan në harrim.
Është rrugë e shkurtër për hasmin,
Na mbin në derë menjëherë.
Prandaj, të mbyllet u muar vendimi,
Mos hapet asnjëherë.
Rrugën e Arbrit, rrugën e Dibrës,
Nuk e bllokoi dot asnjë qeveri.
Nëpër ura të larta, edhe tunele,
Rruga për te zemrat, çau çdo kufi.
Hej ju, dibranë, të përtej Drinit,
Për një orë ejani në Tiranë!
Dibra u bashkua në dy anët e Drinit,
Tunelet dhe urat ja dolën an’e mbanë.
Te Ura e Vashës, flet historia,
Malin e Murrizit mposhti drita e Diellit.
Te Ura e Drinit, zemrën ka Shqipëria,
Djathtas në Shehër, lodra në kupë të qiellit.
Te Ura e fshatit drejt në tunel,
Nga ura e Vashës, prapë në tunel.
Nga tuneli në tunel ,
Vargu i makinave hyn edhe del.
Shkallë e Tujanit, kreshnikja shkallë,
Sa shumë karvane përcolle me sy.
Sa shumë armiqve u bëre ballë,
Por, jo rrugës së re, rrugës Arbërisë.
Moj Ura e Vashës,
Më e larta në Ballkan.
Dikur varri i pashës,
Sot, na bën krenar.
Moj. Ura e Fshatit,
S’je më për një fshat.
Sot, ti lidh dy shtete,
Ëndrrat tona zgjat.
Moj Ura e Drinit,
Drinit që shndërrin
Tiranë – Peshkopi,
Për një orë mbërrin.
Hej, more tunel,
Tuneli i Murrizit,
Të lodhëm, na lodhe,
Ta shtruam kurrizin.
Rruga e Planit Bardhë,
Gjarpëron n’luginë.
Ca e mbajnë në Tiranë,
Ca në Bulqizë, shtëpinë.
Akull, ujë i ftohtë,
Gurrat pa mbarim.
Shijojeni, o njerëz,
Pëllëmbë e blerim!
Ta gëzojmë Rrugën e Arbrit!
Ta gëzojmë Ditën e Verës!
Mbaroi dimri i ashpër,
Shndërrit lulja e pranverës.!
/QendraPress/