Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

NJË JETË

——————-

Në qiell

avioni le pas një vijë ,…

shtëllungë tym të bardhë.

Ajo vijë nuk e thotë

si ishte avioni,

i vogël, i madh

a me sa krahë të gjatë…

As sa pasagjer kishte brenda,

 të lidhur në sedile,

a sa ishin në gjumë

a zgjuar sy hapë…

Vija e bardhë

zgjatët për do kohë,

pastaj e marrin retë

e bëjnë shkumë të bardhë….

Ikë, ikë larg, avioni,

zhurma nuk i ndihet,

as sa një pikë në qiell

nuk duket ma…

Në tokë,

në një mëngjes gdhihet

mbi një truç dhe,

në krye,

një gurë i bardhë.

/QendraPress/