Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

ORA E VETMISË

——————————

Në murë

një orë e ndalur,

ku koha për askënd

tik- taket e saj nuk i thirrë…

Vetëm në natyrë

rënkimet e saj ndihen,

në tik- taket e kujtimeve

në stolat e lulishteve

ku puthjet çelën dikur sy,

a ngjitë gurrave,

në rrasa e lisa të vjetër,

ku inicialet e emrave rrinë…

/QendraPress/