KUJTIMET

———————-

Mizë zhurmëmadhe

në rrjetën e marimangës

së mallit.

FJALA E KEQE

———————

Glaca e zogut hutaq

që qorron pasqyrën

e qiellit të mëngjesit.

POETI

————–

Zog i burgosur

në kafazin

e shpirtit.

VITE PA DASHURI

————————

Si retë që shkrihen kot

pa lenë shenjë në qiell,

pa lenë shenjë hije në tokë.

* Në Rini…

Ditët ishin

të shkurtëra,

vitet e gjata…

* Në Pleqëri…

Ditët janë

të gjata,

vitet të shkurtëra…

/QendraPress/