Çaste poetike me poetin:-Sami MULAJ

Mos u lidh n’praqe tua…!
—————————
Si hardhia
n’shtek t’oborrit,
lidh vetën n’kulpna t’verdha,
e ban trupin dredha dredha.
kryet drejt diellit
se mban ma,
kalaveshët nën sqetull pa dritë,
i rritë n’hije t’brijve t’veta.
rrathë, rrathë lidhë me zinxhirë,
shkon vet çdo ditë tuj u molikë, tuj u vra,
ulë kryet si prej turpi
kalaveshët i varë
pa pjekë,
kokrra shterrë e tha.
Kot ankohet hardhia,
n’vjeshtë pa rrush e zuni dimni,
nuk i shkon ma as trimnia,
nuk i shkon ma as lavdimi.
krye ultë me kokrra shterrë,
lidhë n’praqe t’veta
i shkon ymri..
/QendraPress/