Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

E TRETA HERË

————————-

Po e humbim Shqipërinë ?!

Para gjashtëqind vjetësh

e humbëm,

bashkë me krejt Ballkanin,

gjashtëqind vjet fajin ja lamë

stepave e sulltanëve të Turqisë.

E humbëm në luftën e dytë,

mbetëm copa copa të shkyem,

tetëdhjetë vjet fajin ja lamë

carëve e marshallëve të Rusisë.

Po e humbim tani me krejt

për të tretën herë,

fajin do ja lamë kaubojsve të Amerikisë…?

Të kuptojmë vetëm njëherë

o shqiptarët e mi.

Nuk do të ketë

kurr më të katërt herë…

Po e humbim Shqipërinë

prej marrëzisë !

SMulaj

Mars 23, 2026

New Jersey, USA

/QendraPress/