Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

PA TITULL
——————–
Titujt i hutuan njerëzit,
u bë rrëmujë
deri në marrëzi.
Harruan emrin,
harruan shtëpinë,
me tituj enden verë e dimër
si me një pelerinë të shkyeme
mbi shpindë.
Pa titull
dua ta kem edhe poezinë.
/QendraPress/