Çaste poetike me poetin ;-Selami TARAKU

JAM I LUMTUR…
——————————-
Jam i lumtur që të kam,
Se pa ty jeta ime
Një tjetër kahje kishte marrë.
Aq më bën krenar si baba,
Sa nuk ka kut as peshore
Me çka të matet.
As vitet e mia të shkuara
Nuk i bëjnë ballë
Bukurisë sate dhe zemrës së butë,
Që me zemër çdo kënd
E qëndis me peshqesh, zemra ime.
Ashtu vazhdo, se e di mirë
Që kam kënd për ta lënë pas,
Që fytyrën të ma zbardhë
Dhe emrin tim të ma mbajë me nder.
E këtë ti, vogëlushja ime,
Fort mirë e di.
Ashtu vazhdo, se fundin
Do ta kesh ashtu siç e dëshiron vetë!
Të paça sa të jem gjallë,
Me këtë pleqëri sadopak të lumtur…
Babushi yt, përherë!
/QendraPress.com/