Çaste poetike me poetin;-Setki Q. JASHARI

Mos e vrisni shpresën…

———————————–

Gjithësia ka qenë, është dhe do të jetë

Dielli gjithmonë do të luftojë me rretë

Që në tokë të dhuroj gjithmonë shpresë

Dhe hëna lufton, që në hije të mos jesë

O njerëz, për ju krijoi gjithçka perëndia

Por e bukur, e shenjtë, mbetet dashuria

Luftoni për veten, e për at-mëmëdhenë

Të siguroni dhe fëmijët e brezat që vinë

O njerëz! Ia vlen natë e ditë të luftoni

Se lumturia është kur ëndrrat i realizoni

Mos i vrisni kurrë, shpresat, lumturinë

Se barbaria është’ mallkim për njerëzinë

Jeta është e shkurtër, por edhe e bukur

Sepse gjithmonë ka mistere, ka aventurë

O njerëz! Gjithkush ka lindur i vdekur

Nëse s’ka dashur, apo se kanë dashur

/QendraPress/