Çaste poetike me poetin;-Setki Q, JASHARI

Jeta ime je ti, dashuri…
—————————————
O Zot! E dua shumë, pa masë jetën
Me gjithë prapsitë dhe të mirat e saj
Por për ty, Izë, të t’rrëfej të vërtetën
Dashuria ime, ma kurrë s’ka skaj…
Më lumturon gjithmonë mëngjezi…
Më lumturon shumë, lindja e diellit
Sa më shijon çaji, djathi, pekmezi…
Por më shumë, puthja jote pran zallit
Dielli babaxhan, në zenit më ngjitet
I kalëruar, fushat dhe bjeshkë gjesdis
Lumturohem, kur ti dehesh nga lulet
Por heshtja jote… o Zot, sa më besdis
Plot mister është jeta, lufton njerëzia
Shum’ probleme dhe halle ka mileti
Përleshen çdo ditë, e mira dhe marzia
Por mua Iz, mendja tek ty më mbeti
Pa vjen mbrëmja, gjithmonë e trishtë
Mbase vjen nga mali, nga fusha, lumi
Në shtrat të gjej, trupin tënd të brishtë
I dehur nga dashuria, t’më zërë gjumi
Gjithmon me shpresë, lodhi fantazinë
Thuri pa fund ëndra, pran teje si të vi
Jam në gjygj unë, edhe me perëndinë
Pse them gjithmonë, se jeta ime je ti…
Vargje do të shkruaj, deri sa të vdesë
Do të shkruaj me shpirt, për gjithësinë
E di mirë se njerëzia, ka më pak besë..,
Por unë kurr, s’do të braktis dashurinë
/QendraPress/