Çaste poetike me poetin;-Skender BERISHA

E PASHMANGSHME…
* Calit tonë,me shumë respekt!
—————————————-
Pakngapak prej shpirtit
Të lodhur ndër shtigje
Të lehta aspak
Rreshtin ma prishët
Nuk renda pa rend asnjëherë
Kur më pyetët pse kaq shumë rend
Ju thash nuk e kam për reng
E nisa për këtë vend
E shteg më shteg
E vinte rëndë e më rëndë
Pastaj nuk më pyetët kurrë
Po rrotulluat gurë gurë gurë
E të dolët përpara mbrapsht ore mbrapsht
Duke më therrur deri në asht
Ju lubi të pa shtëpi
Duke lehur vërri e më vërri
E për ju nuk pat kund kufi
Edhe gënjyet për toke e për hava
Krejt për vete për pak hallva
E kur s’ju ngava as nuk ju shava
Ndër plumba prej mendjes s’ju humba
Ju i ratë me tender
Kur e çatë trapin për nderë…
Për tokë unë zgjoj edhe një pranverë
16 dhjetor 2022
/QendraPress/