Çaste poetike me poetin;-Skender BERISHA

DRINI 2
———————–
Curron nga kreshtat,
Ku lidhet dhimbja ime nyje;
E derdhesh me qetësi,
Nëpër gryka,fusha,pyje.
Gjithë këtë mllef e shfryn,
Udhës sate brigje-brigje;
Atë shkumbëbardhën tënde,
Se ç’ma hedh ndër hone e shtigje.
Dri bardhoshi i bardhë,
Dri zioshi i zi;
Zbret ndër fusha t’blerta,
E nëpër vrri.
Vjen e falesh me tokën time,
Me qetësi e madhështi;
Herë hidhesh nëpër kreshta,
Herë shfryn mallë dhe krenari.
O,i pagjumi im i përjetshëm!
Ty ta lidhin shtatin malet;
Me fasha të bardha bore,
Kur shkrep vetima e të trazohen valët.
1989,Burgu i Prokupjes
/QendraPress/