Çaste poetike me poetin;-Tahir MUSAJ

KOSOVË TI JE HIMNI I PËRJETËSISË
————————————————
17 Shkurti Festë madhështore është dita e jonë
Sot shqiptaret në mbarë botën kudo po festojnë
Trimat tanë jetën e dhanë nuk kursyen për liri.
Për të shtrenjtën dhe për më të bukuren Dardani.
Gjaku i tyre është liria jonë që sot na ka ardhur
Kudo tash frymon jetë lirie në Kosovën heroike
Paqja kudo po jehonë në tokën e veshur kuqezi
Pavarësinë e plotë ta shijojmë në Kosovë tonë të lirë.
Kosovë unë dua që simboli yt të valon lartë në qiell
Lirshëm në ajër të frymoj dhe të shndrit si një yll
Dua që në dritën e yjeve të të shohë me mallin tim
Ti je himni i përjetësisë si dhe epopeja e shqiptarisë.
Kosovë ti tashmë je toka ime shqiptare e shenjët
Sa shumë mall ndjej për ty Kosovë se je Nëna jonë
Për flamurin tonë kuqezi me Shqiponjë dy krenare
Dua të të prekë e nuk ngopem për ty unë kurrë.
Sot erdhi kjo e bekuara e e shtrenjta liria jonë
Në mesë valleve e lotëve e shenjta pavarësinë festojmë
Tash valon i lirë flamuri im me shqiponjën kuqezi
Ta festojmë me gëzim e hare ditën e pavarësisë Dardani.
/QendraPress/