Çaste poetike me poetin:-Urim MEZINI

NGELI KUJTIM I BUKUR

—————————–

Në gjurmët e natës,kur hëna ndriçonte

Ti erdhe si erë e ndjenjat m’i dridhe

Gjithkund qe heshtje,veç vesa lotonte

Shpirtit,zjarr i ndeze e zemrën e lidhe

Mora të të flas , por trupi të foli

Në gjuhën e bukur,dëshirës së artë

Lëkurën të preka,siç prek dhimbjen,

loti Lulet fshehën aromën,at’ çast të zjarrtë

Loja s’kishte fund,me,dhe pa rregulla

Shija që na la, qe krejt e pa provuar

Dielli, trokiti në faqet prush të ndezura

Si për t’na thënë,”akoma s’keni mbaruar?”

 Si shi i penduar, u fute në kohën time

Me gjuhë të thjeshtë,zhytur në ëmbëlsi

Asaj nate,i morëm pafund gëzime

Dhe volëm prej tyre,kujtime e dashuri

Urim Mezini  Ishëm Durrës 21/05/2022

/QendraPress/