Çaste poetike me poetin;-Urim MEZINI

KUR TË KEMË SHKUAR

———————————–

Mbase dikush,do t’flasë kur të kem shkuar

Do të thotë ç’t’i teket,ç’t’i vijë nëpër gojë

Fjalë të ftohta që kurrë s’i kam dëgjuar

Do të nxjerrë nga arshiva, të zezën bojë

Do t’jenë më shumë burrecët e zakonshëm

Ata që m’ndenjën afër,e pas shpine folën

Veç festës që bëjn’,gëzimit të brendshëm

Gjejnë rastin,se kurrë, sa qeshë s’ia dolën

Ç’kërkojnë të bëjnë sot, këta të pafytyrë

Kur një jetë të tërë,aty, pranë më patën

Duke baltos të tjerët,s’bëhesh kurrë i mirë

Presin n’kësi dite,t’ngjyejnë me m…. llapën

I ftoj sot “këta” llapaqenë dhe çdo njeri

Të tregojnë burrni,sajesat për të vërtetuar

Le ta gjejnë kurajon,të ma thonë në sy

Përbesë,do t’ngrihem për t’i falenderuar

Por duke njohur mirë veten,asnjë s’do t’vijë

Sepse t’vërtetën,ata,e dinë më mirë se unë

Sot përgjojnë rastin,të nxjerrin mllefin e zi

Të gjithë ata,që n’jetë ndihmova më shumë

/QendraPress/