Çaste poetike me poetin:-Vilson CULAJ

LETËR PËR FATIN E GRUAS

———————————–

Ajo duhet të degjoj fjalët banale

Dhe jargët e burrave të arratisur nga shtepitë e tyre

,, Artista’’ pacient klinikash psikiatrike

Ajo duhët të neutralizoj gjuhën e trashur të tyre

Nga Libidoja seksuale plot impotencë

Ajo duhet të bëhët fli shkumbimi për zotëra pagan

E ta ndrydh fjalën në buzë…

Si një skllav i pameshirshëm rrushin në enë të dheut

Kur mbretëri e tyre kërkon dehje

Nuk ka gjë me të papastër se floku i thinjur

E mosha lajthitese që mallkon rininë e pa jetuar

Kendezi mbi Katedrale nuk është shenjtëri…

Një grua duhet ta përjetoj daltën dhe furtunën

Mbi kockat e saj…

Për të mbijetuar para syve të gjarpërinjëve

E në fund të natës së tyre

Tua shkel kokën me fuqinë e urtisë

Një grua e ndershme e ka veshtirë

 ti përballoj ujqërit e mjegullës se kohës

Dhe hapat e saj në dritë…

Se të arratisurit nga liria

Mund ti behën ferri që rremben lumturitë

Një grua është dehje e botës

Kur një pasha turk me rroba Europiane

I shfaq dashuri…

Trazim …

Dhe vdekjen e tij….

Në sy…

/QendraPress/