Çaste poetike me poetin:-Xhemajli SHALA

Në mes

—————————-

Mes gëzimit takimeve

Erdhëm këtu pa hamendje

Posa filluam të festojmë

Ndarjet tona

Shkëmbejmë buzëqeshjet

Në mes mëdyshjeve tona

Në njërën anë përplasen valët

E në anën tjetër dëgjohet

Melodia dhembjes

Me peshën e këtyre viteve

Që rëndojnë supet tona

Mes duartrokitjeve për hiqë

Përplasen era puthjet në ikje

Sa herë jam në mes

Dridhet nga emocionet

E di çka më pret

Ndarjet përplasen në ikje

/www.QendraPress.com/