Çaste poetike me poetin;- Xhemajli SHALA

Ëndrrat dëshirë
—————————-
Dëshiroj që ëndrrat
Të bëhen realitet
Të shndërrohen
Në shikimin tënd
Të bukur posi det
Hape zemrën prore
Për lutjet tona Perëndisë
Të marrim dhuratë
Çiltërsinë e dashurisë
Dëshiroj fytyrën tënde
Të bukur posi hënë
I ngjason një vale
Që tretet në syrin e saj
Jam i lumtur kur mendoj
Ç’dashuri më pret
E dua jetën më shumë
Kur dashuri pres
/QendraPress.com/