Çaste poetike me poetin;-Xhemajli SHALA

KUR ZOGJTË FLUTUROJNË
Saherë që zogjtë fluturojnë,
kujtoj ditën kur ti më ike!
Në vjeshtën e vonë,
atëherë kur ata migronin,
migrove edhe ti.
Edhe në pranverë
kur e shoh fluturimin e tyre
më ngjajnë në vjeshtën e vonë.
E si vallë e lanë folenë dhe ikën në largësi?!
Atë ditë të ftohtë me shi,
Fatin ma mbështollën rrugët e labirintit.
Saherë që të shoh në ikje ,
përmbytem në ujëvarën e frikës!
Pse e tëra kjo po më ndodh,
kur ti vet ike?!
/QendraPress/