Çaste poetike me poetin;-Xhemdari KASTRATI

KOHË MË PARË
——————————–
Pashë, duke shëtitur përmes Ilirisë
Moti të mbjellura të kuqe ca molla
Këto toka dikur ishin të Shqipërisë
Më erdhi për t’qa, veten e mblodha.
Pashë shtëpi të rrënuara nga moti
Lumej plot me gurë, mbetur pa ujë
Më tej ca njerëz t’mallkuar nga zoti
Në vendin e tyre, ndiheshin të huaj.
Pak kohë e keqe, ishte fundvjeshtë
Filloi dhe bora të lëshonte ca fjolla
Diçka m’dukej lartë atje në bjeshkë
Ca vija të zgjatura, të kuqe, të holla.
Më tutje një fushë, fushë e titanëve
E zgjata kokën, vështrimin e hodha
Hasa në gurin e vjetër të dardanëve
Ç’më ka mbetur pikë, pse se vodha.
Ta sillja në Kosovë nuk e kisha frikë
Por desha ta çoj më lart në një vend
Tua spjegoj atyre për këtë vend epik
Që është vend i huaj, tu bie në mend.
Thellë në atë vend ca ëndrra takova
Në agoninë e gjumit ato zgjuar rrinin
Për një bisedë t’shkurtër u mundova
Nga lashtësia, mos vallë diçka dinin.
Rrinin me shekuj këtu mbi këtë fushë
Dhe pritnin çdo ditë dikujt t’i rrëfehen
(do duhej një ditë t’i dëgjon dikush)
Më pas, në varre, në qetësi të prehen!
/www.QendraPress.com/