Çaste poetike me poetin;-Xhemkadri KASTRATI
RRETH DASHURISË
—————————
Spasse shkruante për botën e hiçit
Dhe se rreth këti hiçi sillet kjo botë
Të gjithë në bord të kapur pas kiçit
Ngarendim pas një shprese të kotë.
Veç jemi një hiç, por jeta është e mirë
I gëzohemi pa masë orëve t’lumturisë
Si do të vepronim n’moment të vështirë
Sikur të mos ishte forcë e dashurisë.
Ndoshta mundet dhe ashtu të thuhej
Mbase, të gjithë përfunfojmë në tokë
Të dashuronim më shumë do të duhej
Por këmbët n’tokë e mendjen në kokë!
Gjithçka në këtë botë është veç dashuri
Është lindja, vdekja, është jeta nën qiell
Realitet, gëzim e trishtim edhe përjetësi
Është shi, borë e akull, është edhe diell.
Përveç kësaj jete s’mund të kemi tjetër
Në imazhe t’saja do të mbesin të çarat
I mbyll dashuria që nga kohë e vjeter
Njerëzit i mban lidhur sikur shega farat!
/www.QendraPress.com/