Çaste poetike me poetin.-Xhemkadri KASTRATI

ACAR PRANVERE

————————–

Ah, kjo qershi si qenka tharë

Këti acari iu paska bërë pre

Ishim ne atëherë të pandarë

S’dinte të mbrohej, ishte e re.

Sa keq, kur se pret, të godet

As stinëve më nuk u besohet

Qershikuqja mezi kohën pret

Të çel lule pasi që të ngrohet.

Stina besëprerë, e mashtroi

Me diellin e mesditës e joshi

Qershia, qershinë e tradhtoi

Të rejën, atje përballë koshi.

E kështu u mashtrua e gjora

I besoi, edhe pse s’do duhej

Vera qershisë i doli nga dora

Keq e pësoi, nuk diti të ruhej.

Ta mbash besën, është e mirë

Por jo edhe çdokujt t’i besosh

Mbahu më fort, mos i rri aq lirë

Djeg dhe vesa deri ta kuptosh.

/QendraPress/