Çaste poetike me poetin; Zymer H.HALITI

E PËRBASHKËTA
———————————-
Në mes nesh një largësi
Dy rrugë dhe një mërzi…
Në mes nesh një qytet
Një mal fushë një det .
Në mes nesh një fjalë
Një gozhdë e një halë.
& & &
PASDITJA E VONË
—————————-
Edhe kjo pasdite
e lodhur nga vapa iku
duke lënë një pikë loti
në një gjethe fiku.
Do të vijnë e ikin ditët
njëra pas tjetrës në varg
kurse në mua malli rritet
rritet m’u pse je aq larg…
Edhe kjo pasdite e vonë
po tretet me dritën në qelq
por hija e jote në bebëz
një kundërmim lotësh tërheqë.
/www.qendrapress.com/