Çaste poetike me poetin:- Zymer H.HALITI
ÇFARË JE…!?
—————————-
Je si një lule që çelë ke
në një kopsht diku në oazë
së largu me aromë më dehë
s’gjej dot të them asnjë frazë.
Gjethet tua tani të zverdhuar
ikin rrugëve e fushave hirësi
shumë ndihem i përmalluar
për ty lule që ngele në largësi.
Do të vie sërish pranvera
ti do të çelësh atje në Arbëri
s’di a do jem afër si kaherë
kur aroma jote më dha lumturi.
Shumë lule çelin e vyshkën
nëpër maje të largëta Arbëri
ato kanë një; diellin e dritën
parfumi i tyre ndjell dashuri.
Pyes vetën:Çfarë lule je ti?
që më magjepse në çastin e parë
dikush të quajti me emër,Liri
e unë i mahnitur mbeta ziliqar…!
Zymer H.Haliti
/www.QendraPress.com/