Çaste poetike me poetin;- .Zymer H.HALITI

TI DASHURI…
————————————–
Je erë bregdetare që të mbështjellë me freski
edhe dallgë deti që të merr me stuhi…
Ti diell i mëngjesit kur rrezet tretin freskinë
je lule e çelur që me aromë mbush shtëpinë.
Je pranverë e blertë në fushën pa kufi
rreze e diellit të ngrohtë në qiellin gri…
Fjalë e ëmbël kur shfaqesh në këngëtim
thelbit që mbyllet në fjalë e i jep kuptim.
Je një mollë e ndaluar me një shikim plot zili
ti je e shtrenjta dhe e madhja DASHURI.
/QendraPress.com/