Çaste poetike me poetin;- Zymer H.HALITI

E DI…
—————————–
Sado që mundohem të të harroj
fjalët tua më kujtohen çdo herë
e di…as ti s’më ke harruar besoj
sepse edhe atëherë qe pranverë.
Sa e sa vite ikën,u tretën që moti
e pranverat të bleruara u vonuan
s’di padashtas sonte m’pikon loti
për ato vite që pa ty ftoht shkuan.
E di…sonte ti je tretë në mendime
e kujton ditën, kur pandal binte shi
as unë s’do harroj atë ditë idilike
Ditë ajo,që mbeti e shkruar n’poezi.
E di…që një ditë do të takoj në qytet
ndoshta m’ke harruar e s’do shikosh
si një lule e vyshkur pa ujë kur të jet
do vështroj rrugën kah Ti do shkosh.
/QendraPress/